E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Këtu edhe universitetet i urrejnë pemët dhe parqet

Duket se në këtë vend edhe universitetet kanë alergji nga pemët dhe parqet.

Nuk mjafton që njerëz dhe qeveri të papërgjegjshme kanë shkatërruar pyje dhe parqe gjatë këtyre dy dekadave, por tashmë pjesë e kësaj masakre është bërë edhe Universiteti Politeknik i Tiranës.

Me leje të Berishës, mu prapa Korpusit, universiteti ka prerë pemët e Parkut, për tu zgjeruar.

Denoncimi bëhet nga deputeti socialist, Erion Braçe. Shpresojmë që tek pemët e prera të mos ndërtojnë ndonjë kafene, siç ndodh rëndom në të gjitha universitetet shqiptare.

Po e kafshojnë përsëri Parkun e vetëm të Tiranës. Mu në zemër të tij. Në krah e pas Korpusit të Universitetit. Po e ben vetë Universiteti eeeej! Me leje të Sali edepsëz Berishës.

Ka firmosur në maj, mu në mes të fushatës. Pemët janë prerë, gërryerja e kodrinës vazhdon. Mund të shkoni ta vizitoni, shprehet deputeti socialist./b.l

uniers

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›