E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Kush është i fiksuar pas antiplumbit?! Berisha kontrollohet dhe në Apartamentin 2XL

Kryeministri Sali Berisha duket se ka fiksim jelekun antiplumb, aq sa kudo që shkon, jo vetëm që e vesh në trup, por dhe në ambiente mëse të sigurta, do të gjejë mënyrë për të folur për jelekun e tij mbrojtës.

Kështu ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku ai lejoi Arian Çanin ta kontrollonte në trup, për të lënë të kuptojë se jeleku, që ai vesh në çdo miting, është një legjendë. Aq fort i rëndon ky fakt kryeministrit, sa të njëjtën gjë ka bërë dhe spektaklin homoristik të Vizion Plus Apartamenti 2XL.

Spektakli me djemtë e humorit ka nisur pikërisht me jelekun antiplumb të kryeministrit Berisha.

Siç kuptohet nga fotoja, aktori Julian Deda kontrollon  Berishën për jelekun, që sigurisht nuk e kishte në trup, në një ambient kaq të sigurt sa është një apartament, qoftë edhe 2XL./l.ç

saliu pa jelek

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›