FOTO LAJM/ Me kondicioner janë, pse mos të marrin serumet në korridor!
Nëse do të shkosh për vizitë në spitalet tona, mund të përballesh me skena dhe pamje që rrallë se mund ti shohësh në vende normale. Fjala vjen, mund të shohësh paciente që shtrihen dhe marrin serume në korridor, ashtu siç ka ndodhur ditën e djeshme me disa pacientë në Urgjencën e spitalit Nënë Tereza.
Me kondicioner janë, në shërbimet e tjera pëlcasin vape, justifikohet një infermiere për Panorama, duke mos dhënë shpjegime pse pacientet i marrin shërbimet në korridor, edhe pse ka dhoma bosh./b.l