FOTO-LAJM: Në pritje të plehrave
Share
Ndërsa debati në Shqipëri është ndezur ndjeshëm në lidhje me ligjin për importin e plehrave, agjencia Reuters sjell këto foto nga Shqipëria, për të treguar se opozita dhe të rinjtë janë duke kundërshtuar fort projektin e qeverisë për të importuar plehra.
Kryeministri ka sulmuar sot ashpër ata që kundërshtojnë ligjin, mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit, duke përgatitur miratimin e ligjit sërish në seancën e ardhshme. Kurse kreu i PS, Edi Rama është përgjigjur me një fjali të shkurtër në Twitter: Po kush e ha këtë muhabet plehrash?



