E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu befason: Do ketë referendum për paketën e shpëtimit

Share

Kryeministri i Greqisë, Giorgos Papandreu, i ka befasuar të gjithë kur bëri të ditur sot se ka ndërmend që të pranojë një referendum popullor në lidhje me kursin e ri të kursimeve dhe paketën e ndihmës nga jashtë. Ky është një akt demokracie, tha Papandreu sot. Ai nuk bëri të ditur se kur do mbahet referendumi, por tha se u beson qytetarëve. Se çfarë pasojash do ketë një JO e popullit, nuk dihet ende. Ndërkohë, një anketë e zhvilluar së fundmi arrin në përfundimin se 60 përqind e grekëve janë kundër paketës së shpëtimit. Qeveria gjermane, raporton BILD, është shprehur e habitur me këtë plan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›