E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre tradhëtitë e Berishës ndaj Kosovës

Share

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi se bllokimi i linjës së interkoneksionit Kosovë-Shqipëri nuk është tradhëtia e parë që Berisha po i bën Kosovës. Në vitin 1994-95, tha ai, Berisha lejoi kontrabandën e naftës nga Shqipëria në Serbi, duke furnizuar kështu makinën ushtarake serbe për të shtypur shqiptarët në Kosovë. Në vitin 1999, tha Ahmetaj, gjatë konferencës së Rambujesë, Berisha e etiketoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një grup terrorist.

Më tej Ahmetaj deklaroi se mosndërtimi i linjës së interkoneksionit Kosovë-Shqipëri i kushton shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri) rreth 90 milion euro në vit, të cilat shkojnë në xhepat e kompanive serbe të energjisë. A nuk janë më shumë këto 90 milionsë se sa diferenca pre 9 milionësh mes dy ofertave për ndërtimin e linjës, pyeti në mënyrë retorike Ahmetaj.

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/4/19/deputeti-ahmetaj-tre-tradhetite-e-berishes-ndaj-kosoves

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›