E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Një racist me antiplumb mes grave

Të shkretat mësuese! U duhej të shkonin në takimin me kryeministrin Sali Berisha në Elbasan, të detyruara.

Ndërsa Alfred Peza faktonte në Facebook se si gratë shkonin me detyrim në këtë takim, kryeministri shfaqej përpara tyre, sërish me jelekun e tij antiplumb.

Por kur po fliste se sa të diskriminuara janë gratë, Berisha përdori një term racist, që nëse do ishte përdorur në një vend perëndimor, do shkaktonte një furtunë.

Berisha po fliste për garën e Hillari Klinton për të garuar për presidente në SHBA. Ai tha se një kongresmene, e para me ngjyrë që ishte futur në Dhomën e Përfaqësuesve, deklaroi se Klinton do e ketë shumë të vështirë me seksizmin.

Por Berisha tha se kongresmenenia ishte e racës negro.

Ishte e para kongresmene, përfaqësuese e racës negro në Kongresin amerikan. Çfarë tha? Hilari do e ketë më të vështirë, më të kapërcyeshme seksizmin sesa e pata unë racizmin, tha Berisha.

Pas kësaj ka reaguar në Twitter edhe kryetari i PS, Edi Rama.

Mësojani qe nuk thuhet kurrë raca negro, është raciste! Shyqyr që s’e dëgjon askush në Amerikë, më thotë Endri Fuga, shkruan Rama./ep

1

2

3

4

5

6

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›