E Diel, 1 Nëntor 2026

Fate Velaj dëshmon për Vjenën: Kur i gjati i shkuli veshin, veshgjatit!

fateNesër në Vjenë do të përkujtohen të shtatat e ditës kur i gjati i shkuli veshin veshgjatit, ose, siç u quajt ndryshe, në mënyrë më diplomatike, incidenti i Vjenës, i krahasueshëm vetëm me incidentin e Kanalit të Korfuzit, por me një ndryshim: nëse në rastin e parë, komunistët shqiptarë minuan Kanalin e Korfuzit, në të dytin një komunist shqiptar, në mes të Vjenës i plasi minën në kanalin e veshit, mbarë kombit.

Por, ajo që unë dua të analizoj në këtë shkrim, një reflektim i imi mbi ngjarjen, nuk është skuqja e veshit të kombit dhe dëgjimi i tij i cunguar, por skuqja e veshit të brendshëm të tij, ose më saktë otosklerosa e kombit, si sëmundja më e rrezikshme që kombi ka përjetuar e po përjeton.

Ajo që më bëri përshtypje në këtë javë të gjatë e të mbushur me analiza, pyetje, telefonata, etj, nuk ishte përmbajtja, pra, si e qysh, ku e sa ja tërhoqi Rama veshin Cekës. Jo! Këto ishin dytësore për mua. Ajo që më bëri përshtypje e që më hidhëroi, por edhe gëzoi pa masë, ishte ajo që nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë: që unë të telefonohesha nga mediat shqiptare aq shumë sa çu telefonova këto ditë. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë që të më dërgoheshin aq shumë pyetje përmes e-mailit sa çmu dërguan këto ditë. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë që brenda natës të më bëheshin aq shumë kërkesa për miqësi në Facebook sa çmu bënë atë natë. Ishin telefonata urimi për aktivitetet në Vjenë; e-maile plot respekt për suksesin, por edhe të mbushura me shqetësimin që përcillnin mediat në Tiranë. Ishin miq që më merrnin në telefon duke më pyetur se mos jemi në hall a rrezik mbas kësaj që kishte ndodhur e ku unë ju përgjigjesha: Ne të mëdhenjtë mirë jemi. Fëmijët, për siguri, i kemi nisur për tek nënëdaja, në fshat.

Çudi e madhe! Do të duhej dora e gjatë e të gjatit që ti shkulte veshin veshgjatit që unë, brenda natës, të bëhesha më i famshëm se George Clooney e Jon Bon Jovi. Kisha pasur ngjarje shumë e shumë më të mëdha në jetën time se sa ajo e asaj të mërkure të skuqur në Vjenë. Shumë e shumë suksese në Bruksel, Berlin, Trieste, Bukuresht, Kajro, Birmingem, Athinë, Shkup, Prishtinë, Uells… apo dhe Tiranë, Vlorë, Pogradec e Fier.

Asnjëherë nuk përjetova këtë ngazëllim e interesim të mediave shqiptare karshi meje.

Bile as atë ditë në Parlamentin Europian në Bruksel, ku unë në vitin 2001 hapa ekspon time personale Vlora, Vjena dhe Brukseli, duke paraqitur një Shqipëri tjetër, larg trafiqeve të njerëzve dhe drogës. As atëherë në 2003 kur mua në Kryeministrinë e Austrisë mu dha medalja Nder i Republikës së Austrisë, as atëherë në 2006 kur mua qeveria e Austrisë më dha të drejtën e dyshtetësisë, as atëherë në 2011 kur mua Parlamenti Europian më dha çmimin European Citizen… as atëherë nuk u shkrua gjë tjetër, por vetëm …në aktivitetin e Fate Velajt, Edi Rama i dha dorën Jozefina Topallit.

As atëherë në 2009 kur unë në Pogradecin jashtë kufijve të Europës së Bashkuar ndërtova bulevardin Europa Boulevard – 100 hapa drejt Europës, për të cilin shkruajtën faqe të tëra plot ngazëllim e respekt Barroso, Havel, ministra e kryeministra europianë, deputetë e eurodeputetë, mendimtarë e poetë e deri te çmimi Nobel në letërsi, Imre Kertzes. Përveç politikës shqiptare që ju ishte mbaruar boja në kallamarë dhe thyer maja e penës. E gjetën rrugën për në Pogradecin e largët miqtë e mi Doris Pack e Hannes Swoboda, Hermann Nitsch e Robert Kabas dhe erdhën. Përveç politikanëve shqiptarë që ishin diku më tutje duke vallëzuar rreth mishit të pjekur. As Presidenti i Republikës nuk erdhi sado që premtoi se do vinte e stafi i tij më hëngri 10 karta Vodafone duke ju sqaruar se sa minuta do fliste Presidenti në mitingun popullor, se si do pritej, etj.

Por, do të vinte një ditë kur unë do të bëhesha i famshëm. Do të vinte dita kur një vesh, i varur diku në një cep të Akademisë Diplomatike në Vjenë do të tërhiqej me forcë e do të shkulej miqësisht nga vendi, nga një, më i gjatë se unë dhe vetë veshshkuluri, do të më bënte të famshëm.

Por, tashmë është dita që edhe unë tu kthej përgjigje disa prej atyre që kanë dhënë intervista e deklarata në media, sado që nuk kanë qenë fare të pranishëm e sado që nuk kanë dhënë asnjë shërbim, sado të vogël, qoftë edhe diplomatik.

Egini: Pa dashur të hyj në detaje të jetës së tij akademike e diplomatike, më duhet ti them se si mashkull jam ndjere i tronditur se si një burrë mund të marrë babanë në telefon e ti thotë: O ba, ai Edi më shkuli veeeeeshin! Çdo gjë të kishe thënë, edhe që Edi më shtyu, por veshin jo o Egin! Veshi ju tërhiqet fëmijëve dhe – djali im nuk e ka treguar kurrë – kur në kopsht a në shkollë bëjnë ndonjë prapësi u tërhiqet veshi nga edukatorja. E bëre veten me turp, o Egin! Nuk do të të ndahet me ky llagap. Diplomacia jote do të mbarojë një ditë, qeveria jote sdo të jetë më një ditë, por veshi yt i skuqur dhe i tërhequr do ngelet në mendjen e kujtesën popullore, aq sa unë jam i bindur se edhe pas 10 apo 20 vjetësh do të të thonë: Ore, çfarë të ka ky veshi ty? Apo qysh atëherë që ta shkuli i gjati stë është shëruar? Paska pasur dorë të rëndë ai….

Neritani: Neritan të hëngshin mizat! Pse ia shtove këtë turp familjes? Ti e njihje fare mirë sistemin, të cilin ti e ndërtove me aq dashuri? Kujt i plasi në Tiranë për veshin tënd, të djalit tënd 37 vjeçar, që ti e trajtove sikur të ishte 3 vjeç e 7 muaj apo 7 vjeç e 3 muaj e që e bëre më të vjetër se Berati 2400 vjeçar? Ti Nero e dije që kjo që bëre nuk ishte shpërblimi dhe larja e të mirës që të kishin bërë, mbasi nuk mund të vije nderin e familjes nga vjen në një kandar me një vesh të skuqur, diku në një cep të Akademisë Diplomatike në Vjenë.

Vili: Vili, miku im, lexova intervistën tënde në Panorama dhe u hidhërova. Është e vërtetë që unë kam miqësi me të majtën austriake e atë europiane. Është e vërtetë që unë të organizova, një javë mbasi ti kishe ardhur ambasador në Vjenë, një takim me Hannes Swobodën e ku ti të nesërmen në një intervistë me një gazetë shqiptare sma kishe zënë emrin në gojë. Bile dhe në foton që bëmë mbas takimit unë nuk isha më. Por, ti Vili e di fare mirë që unë kam një miqësi të madhe edhe me të djathtën austriake, e atë europiane. Dhe nuk është rastësi që mua medaljen Nderi i Republikës së Austrisë ma dha qeveria e djathtë e Wolfgang Schussel e ministrja e Jashtme Benita Ferrero Waldner. Nuk është rastësi që për European Citizen më propozoi një eurodeputet i majtë dhe e firmosi Pr

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›