E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Obama shtrëngon duart me Edi Ramën në një takim miqësor

Po ta kishte bërë Sali Berisha këto foto, shumë edicione lajmesh dhe gazeta do të hapeshin me lajmin e gëzuar se kryeministri i ka punët mirë në Amerikë.

Ai ka një foto zyrtare në një takim me Obamën, njësoj si dhjetëra e dhjetëra liderë të tjerë në takimet e OKB-së, ku nga servilizmi gati sa nuk i hidhet në qafë presidentit Obama.

Por surpriza e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë ka qenë një foto e kandidatit socialist, Edi Rama, me presidentin amerikan, Barack Obama.

Janë të qeshur, bisedojnë lirshëm, ndërkohë që shtrëngojnë duart me njëri- tjetrin.

Bëhet fjalë për një takim në tetor të vitit të shkuar, kur Edi Rama pa shumë bujë e zhurmë u largua për në SHBA, ku pati një takim në San Françisko me presidentin amerikan, i cili ishte në pritje të marrjes së mandatit të dytë.

Rama bëri një njoftim të shkurtër në Twitter për takimin, duke thënë se Obama e ka vlerësuar liderin e opozitës./ep

rama obama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›