E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Orët e vështira të Barak Obamës

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kaluar sfidën më të vështirë që kur është në krye të SHBA-së, gjatë negociatave për rritjen e tavanit të borxheve.

Republikanët për muaj të tërë kanë qenë kundër kësaj gjëje dhe deri në momentet e fundit kanë rezistuar për të mos kaluar rritjen e borxhit.

Kjo do të ishte fatale për SHBA-në, pasi nuk do të kishte më lekë dhe praktikisht do të falimentonte si shtet.

Megjithatë, në fund demokratët dhe republikanët gjetën një marrëveshje, e cila nuk e zgjidh përfundimisht probleimin e broxhit, por e shtyn atë

Ai që ka qenë më shumë nën ankth gjatë kësaj kohe, ka qenë padyshim Obama.

Këtë e tregojnë edhe fotot e publikuara nga Shtëpia e Bardhë, ku paraqitet Obama dhe stafi i tij, duke shpresuar për një marrëveshje të mundshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›