Meta: Integrimi s`mund të pengohet nga debati politik

Integrimi i vendit në strukturat europiane nuk mund të pengohet nga debati i brendshëm politik. Kështu ka deklaruar kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi të organizuar nga përfaqësuesit e LRI-së në Tiranë. Gjatë fjalës së tij zoti Meta tha se LSI-ja e ka prioritar procesin integrues dhe është e angazhuar të punojë në këtë drejtim.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 8 majit, ku tre nga 5 anëtarët e LSI në këshillin e bashkisë së Tiranës, vijnë nga strukurat e LRI-së, zoti Meta tha se suksesi i 8 majit mban edhe nënshkrimin e të rinjve të LRI-së në kryeqytet.
Gjatë punimeve të Komitetit Drejtues të LRI-së, Meta është ndalur edhe në procesin e riorganizimit të LSI-së, por veçanërisht të LRI-së në kryeqytet, që sipas tij, është modeli më i mirë për tu shpërndarë në të gjithë vendin.