E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri gjerman, në Shqipëri si ndërmjetës për krizën

Të enjten dhe të premten, ministri gjerman për Zhvillim, Dirk Niebel, viziton Shqipërinë. Ai do të provoje atje të jetë ndërmjetësues mes dy kampeve politike, të cilët janë përfshirë nga konflikti politik.

Dirk Niebel tani do të provojë atë që zyrtarët e lartë evropianë nga Brukseli nuk e kanë arritur deri tani  – që të dyja kampet politke të armiqësuara thellë  t’i sjellë në një tavolinë.  Bashkëpunim në vend të luftës për vdekje, e cila  – sipas shqetësimit të një diplomati – ndonjëherë  mund të shpie deri në një luftë cuvile.

Kjo mazhorancë është  e vendosur që të respektojë me nderim të veçantë, votën e çdo qytetari shqiptar. Këto fjalë, me një zë të ngjirur dhe të lartë.  i thotë shpesh kryeministri shpatullgjërë 66 vjeçar. Por. sigurisht,  jo të gjithë e besojnë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Prej dy vjetësh – qysh prej zgjedhjeve të fundit parlamentare – në Shqipëri praktikisht nuk do të ketë politikë për qytetarët, sepse politikanët janë plotësisht të zënë,  duke akuzuar njëri-tjetrin për mashtrime në zgjedhje. Grindjet mes dy kampeve të mëdha politike arritën kulmin në fillim të vitit. kur nga trazirat e përgjakshme pati katër të vdekur. Ai që shpresoi se turbullirat e kirjuara do të zhdukeshin pas zgjedhjeve komunale në fillim të majit, u zhgënjye. Shqipëria është larg të qënit një vend me kushte normale politke./DW/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›