E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Shirat (pa le më bora!) bllokojnë Rrugën e Kombit

shembjaShiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar Shqipërinë ka shkaktuar probleme në akset kryesore në vend.

Edhe vetë Rruga e Kombit është bllokuar, duke krijuar radhë të gjata me makina.

Si pasojë e reshjeve të shumta ka pasur shembje pranë Repsit.

Drejtuesi i një linje autobusi Kosovë- Shqipëri- Gjermani thotë se kanë mbi një orë të bllokuar.

Ai shton se kishte telefonuar 129 për të kërkuar ndihmë por askush nuk ishte përgjigjur.

Jemi përpjekur të marrim, 129 por nuk përgjigjet askush, tha Avdi Deva në lidhjen telefonike për A1 Report.

Në këtë mënyrë aksi më i rëndësishëm dhe më i kushtueshëm në historinë e Shqipërisë është bllokuar pa ardhur ende dimri, kur neglizhenca e shtetit bën që të bllokohet për shkak të dëborës dhe akullit.

Fotoja e shembjes është realizuar nga J. Hallaçi dhe publikuar nga gazeta Panorama./ep

Autostrada-3-640x340

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›