E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revista angleze: Fiasko në portin e Durrësit, Kurum do ta rishesë terminalin

porti i durresitttttRevista e përmuajshme angleze Port Strategy shkruan se privatizimi i portit të Durrësit është një fiasko.

Ekspertët shprehen se një kompani metalurgjike mori bonus nga qeveria shqiptare për këtë koncesion, pavarësisht se nuk ka haber nga portet.

Në shkrim thuhet po ashtu se Berisha dhe Olldashi kanë shpërfillur konsulencën evropiane për të mos kompensuar kompaninë Kurum me koncesion.

Por skandali bëhet më i rëndë pasi revista shkruan se është e pazakontë që pasi të fitosh një koncesion, menjëherë të gjesh mundësinë për ta shitur atë.

Për më tepër, Kurum kërkon ta shesë me skonto.

Revista britanike shkruan se pritshmëritë e Kurum janë aspak reale, pasi ata pretendojnë 100 milion dollarë./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›