E Diel, 1 Nëntor 2026

Isuf Kalo: Skandali i kirurgut me lajmin e të moshuarit kavajas që i ngeci bidoni

mjek1Mjeku Isuf Kalo, në një shkrim të publikuar nga Dita, komenton lajmin e para pak ditëve, ku një kirurg në Durrës rrëfen se si trajtoi një të moshuar nga Kavaja, të cilit i kishte ngecur në vrimën anale një bidon plastik.

Sipas Kalos, kirurgu ka bërë një gabim të rëndë etik.

Ai ndoshta pa e menduar shkeli rëndë moralin dhe deontologjinë e profesionit mjekësor, si dhe shkeli një prej të drejtave themelore të këtij pacienti, atë të ruajtjes së sekretit shëndetësor.

Pavarësisht se në shtyp pacienti nuk është përmendur me emër, por vetëm me iniciale, dihet që komuniteti ku ai jeton është shumë i vogël. Aty njerëzit e njohin njëri- tjetrin dhe vaki të tilla nuk mbeten pa qarkulluar në gazetën e pashkruar të thashethemeve, duke dëmtuar imazhin, dinjitetin dhe privatësinë e pacientit, i cili u shndërrua kështu pa lejen e tij në një personazh mediatik, shkruan Kalo./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›