E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Si ndjehet një mjek kur shtrohet në spitalin e tij

punonjesiLajmi se disa mjekë dhe infermierë të spitalit rajonal të Elbasanit janë helmuar nga ushqimi, bëri xhiron e mediave dje.

Sot raportohet se në total janë 21 mjekë dhe infermiere që janë helmuar nga ushqimi, ndërsa drekonin në një restorant për të festuar daljen në pension të një mjeku.

Paraditen e së mërkurës janë shtruar në spital edhe 10 persona të tjerë, nga 11 që ishin një ditë më parë.

Ata janë pjesë e stafit të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit.

Por një foto e postuar në rrjetet sociale nga gazetari i Elbasanit, Fatos Salliu, tregon se në çgjendje është spitali ku janë detyruar të shtrohen vetë mjekët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›