E Diel, 1 Nëntor 2026

Si vlerësohet Shqipëria në një reportazh të botuar në Huffington Post

albaniaBlogu i njohur, Huffington Post, publikon një reportazh nga Stewart Sverdlov, që ndërmerr një udhëtim nga Amerika në drejtim të Ballkanit.

Pas vlerësimeve për Maqedoninë, të cilin autori e cilëson si një vend të mrekullueshëm për ti vizituar, ku qytetarët perëndimorë gjejnë veten, ai vjen në Shqipëri.

Tjetra në radhë është Shqipëria misterioze. Ky vend nuk ka qenë pjesë e ish- Jugosllavisë, por ka qenë e rreshtuar me Kinën e Kuqe për dekada. Zonat rurale janë të mrekullueshme dhe çmimet janë shumë të ulëta.

Rrugët janë të ngushta dhe të pjerrëta, duke gjarpëruar mes maleve. Nëse ke një kamion ose autobus përballë, kaq ishte! Por shoferët shqiptarë i shmangin këto kthesa dhe në mënyrë të verbër kalojnë nëpër kthesat e forta dhe maloret e vështira. Mbrojtëset anash rrugës janë shumë të ulëta dhe nuk do e ndalonin një makinë që të rrëshqiste poshtë.

Kryeqyteti, Tirana, është një rrëmujë. Rrugët përfundojnë krejt papritmas, ndonjëherë edhe në ndonjë grumbull plehrash. Askush nuk flet anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe, që është një formë e greqishtes së vjetër. Ata janë në periudhë zgjedhjesh dhe pasi ne u larguam, pati një përplasje me armë dhe një politikan u vra!, shkruan autori për Shqipërinë./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›