FOTO/ Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat e këngëtares në panik: Ajo po vdes!

Ariana Grande ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi pas publikimit të filmit të saj më të fundit, Wicked, i cili është gjithashtu kandidat për çmimin “Oscar”. Megjithatë, ajo është bërë objekt i shqetësimeve për shkak të një fotografie të publikuar nga ceremonia e fundit e çmimeve BAFTA në Londër, ku ajo shihet duke nënshkruar një autograf. Fansat kanë vënë re një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, pasi ajo ka humbur shumë peshë, dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të madh ndër ta.
Ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale, ku disa fansa shprehen se janë të shqetësuar për shëndetin e Arianës, duke spekuluar mundësinë që ajo të vuajë nga ndonjë sëmundje, njësoj siç ndodhi me aktorin Chadwick Boseman, i cili humbi jetën në vitin 2020 nga një sëmundje të rëndë, por që e mbajti të fshehtë gjatë gjithë periudhës së tij të trajtimit.

Përpos shqetësimeve për shëndetin e saj, disa komentues kanë theksuar se po e mbështesin, duke kërkuar që të mos trajtohet vetëm për pamjen e saj të jashtme, por edhe për mirëqenien e saj shëndetësore.
“Ajo mund të sëmuret ose të vdesë, mos e trajtoni atë thjesht si një vajzë të dobët”, ishin disa nga komentet që spikatën për të në “X”.

/vizionplus.tv