E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Parakalimi fatal i shqiptares kthehet në tragjedi, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Një parakalim i rrezikshëm dyshohet se është bërë shkak i një aksidenti të rëndë rrugor që la dy viktima dhe tetë të plagosur në Caravaggio, në Itali, ku u përfshinë katër automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës, më 15 mars, në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në segmentin që të çon drejt Mozzanica, pranë një restoranti të zonës, shkruajnë mediat italiane.

Dinamika e aksidentit po hetohet nga Policia Rrugore e Treviglio.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një makinë tip Mercedes C180.

Në timon ishte një 29-vjeçare me origjinë shqiptare.

Gruaja dyshohet se tentoi të parakalonte një Volkswagen Sharan ku udhëtonte një familje me pesë persona nga Madignano, në provincën e Crema.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›