FOTO/ Pedagogu Lush Susaj goditet me plumb gome gjatë protestës studentore, qëllohet edhe profesori Sazan Guri
Pedagogu Lush Susaj dhe aktivisti Sazan Guri janë lënduar gjatë protestës së 12-të studentore që po zhvillohet në Tiranë, në një situatë të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Lush Susaj është goditur me plumb gome në kraharor. Pedagogu ka marrë ndihmë mjekësore në një stacion të ngritur vullnetarisht nga studentët e Mjekësisë në Parkun Rinia. Kjo pikë është organizuar nga studentët për t’u ardhur në ndihmë personave që pësojnë lëndime gjatë protestës.
Ndërkohë, edhe profesori Sazan Guri është raportuar i lënduar gjatë zhvillimeve të protestës, i cili po ashtu po merr ndihmën e parë nga studentët e Mjekësisë.
