E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ “Po largohem, mos më kërkoni”!14-vjeçarja në Durrës zhduket pa asnjë gjurmë, prindërit apel për ndihmë

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici” në Durrës, është larguar nga shtëpia.

Nëna e vajzës, B. Tusku, deklaron se deri në orën 5 të mëngjesit, kur ka qenë zgjuar për konsumimin e syfyrit, vajza ka qenë në shtëpi. Më pas në orën 6:30, ajo thotë vajza nuk ishte në dhomën e saj.

Nëna ka deklaruar se ka gjetur një letër ku 14-vjeçarja shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni”.

Të alarmuar, prindërit kanë nisur kërkimet për vajzën. Sipas informacioneve ajo nuk është paraqitur në shkollë mëngjesin e sotëm.

Lidhur me zhdukjen e vajzës së mitur është bërë denoncimi në polici, ndërkohë që prindërit apelojnë që kushdo që ka dijeni ose e ka parë 14-vjeçaren të kontaktojë në numrat e mëposhtëm:

0693367135 / 0695523151

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›