E Diel, 1 Nëntor 2026

Valë e re raketash drejt Izraelit, ushtria u bën thirrje qytetarëve të strehohen

Ushtria izraelite ka njoftuar se një sërë raketash iraniane i janë drejtuar territorit të saj.

Në një postim në rrjetin X, ushtria bëri të ditur se banorët në zonat e rrezikuara janë njoftuar përmes mesazheve në telefonat e tyre celularë dhe janë udhëzuar të strehohen në vendstrehime deri në eliminimin e kërcënimit.

Pamje nga një sulmeve të fundit me raketa ndaj Izraelit

Lufta e Gjirit, e nisur më 28 shkurt, ka pasur një rritje të intensitetit ushtarak, ku Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vrarë drejtues të ushtrisë iraniane dhe kanë goditur baza ushtarake, por edhe objekte civile, si në rastin e sulmit ndaj një shkolle në Iran, ku humbën jetën shumë fëmijë.

Sulmet me raketa nga Irani ndaj bazave amerikane të vendosura në Lindjen e Mesme kanë përkeqësuar marrëdhëniet mes Iranit dhe shteteve arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›