E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO REPORTAZH/ Pamjet e tmerrit që ka kapluar Egjiptin, flitet për qindra të vdekur

Presidenca e Egjiptit shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme pas situatës së krijuar kur forcat e sigurisë sulmuan disa kampe protestuesish në Kajro.

Kampet ishin ngritur nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Mohammed Morsi.

Ministria e Shëndetësisë flet për 278 persona të vrarë. Por Vëllazëria Myslimane, që ka mbështetur protestat, thonë se janë të paktën 2 mijë të vdekur.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për së paku një muaj.

Ndërkohë një kameraman britanik është mes të vrarëve në operacionin për të pastruar dy kampet e mbushur me mijëra protestues.

Mick Deane ishte pjesë e ekipit të Sky News.

Raportohet se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr mbi protestuesit e paarmatosur.

Deane, 61 vjeç, kishte 15 vite që punonte për Sky.

Zyrtarët perëndimorë kanë dënuar përdorimin e forcës për largimin e protestuesve.

Dhuna është përhapur tani edhe në qytete të tjera, ku raportohet për nëntë të vdekur./ep

kopertina

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

article-2392758-1B497EB8000005DC-449_964x654

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›