E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO REPORTAZH: Vetëm këtë kërcënim mos ia bëni Bodes!

Share

Gazeta Panorama ka sjellë një pamje të dhimbshme të fshatrave të Korçës e Devollit, që janë detyruar të hedhin me mijëra tonë patate, qepë dhe mollë për shkak se nuk kanë ku i shesin. Kështu ndodh çdo vit në fakt. Qindra familje në mbi 22 fshatra kanë shpallur falimentimin dhe thonë se do marrin një masë ekstreme: do bojkotojnë zgjedhjet.

Kemi rënë dakord në fshatin tonë dhe po lidhemi edhe me fshatrat e tjera që të bojkotojmë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Nuk kanë pse të tallen më deputetët e Korçës me ne. Të vijë po deshi sërish këtej Ridvan Bode e të na kërkojë vota, por do të bllokojmë rrugën nacionale. Ai u hapi doganat kosovarëve, ndaj le tua marrë atyre votat për 2013. Ne kemi halle të tjera, të paguajmë borxhe e të ushqejmë fëmijët, thotë një përfaqësuesi i fshatarëve.

Pa dyshim është një kërcënim që e bën Boden e Berishën të vërë buzën në gaz. Është tronditëse të shohësh se si kjo mazhorancë merr votat e fshatarëve në këtë qark apo edhe në qarqe si ai i Elbasanit, ndërkohë që ata zhyten në mjerim të plotë. Po ashtu mjerim është të shohësh se si veriu migjenian i jep votat tij. Ose më saktë, Berisha ua merr votat.

Ndërkohë që sjell këto pamje të trishta, Panorama sjell edhe rrëfimin e një fshatari që thotë se ambasadori amerikan i ka blerë pesë thasë patate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›