E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës kërkon varreza murale, myslimanët kundër: Cenon dinjitetin njerëzor

Share

Bashkia e Tiranës ka hedhur idenë e ndërtimit të varrezave murale, pasi sipas saj, kanë kosto të ulët dhe nuk zënë shumë vend. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Edmond Panariti, bashkia do të ndërmarrë trajtim për varrezën murale, ndërsa ka shtuar se këto varreza kanë kosto të ulët dhe territoriale në kryeqytet.

Por, kjo ide ka sjellë reagimin e prerë kundër të myslimanëve. Kreu i komunitetit mysliman Selim Muça ka deklaruar se varrezat murale nuk janë të pranueshme për myslimanët. Sipas tij, bashkia e Tiranës duhet të gjejë toka të reja për varrezat, ndërsa ka shtuar se toka të lira ka në zonën e Kombinatit.

Myslimanët e konsiderojnë një mënyrë të tillë varrimi si cenim të dinjitetit njerëzor, ndërkohë që katolikët janë shprehur në favor të këtij projekti.

Përfaqësues të komunitetit katolik propozuan dy rrugë, varreza private sipas feve, ose mënyrën e varrosjes sipas dëshires së familjarëve.

Përfaqësues të ortodoksëve sakaq ranë dakort për varrezat murale, por sipas tyre, kur të vijë koha, zhvarrosjet të kryhen në prezencë të priftërinjve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›