E Diel, 1 Nëntor 2026

The Guardian: Shqipëria, jashtë radarit të turistëve dhe me një infrastrukturë të mjerueshme

Share

Ky reportazh i gazetës së njohur The Guardian prek në zemër dy çështje që i ka shumë për zemër kryeministri shqiptar, Sali Berisha, rritjen e turizmit dhe përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës.

Shkrimi me titull Të testosh ujin në Shqipëri i gazetarit Killian Fox, thekson pikërisht këto dy çështje si problemet më të mëdha të Shqipërisë. Gazetari thotë se jemi vend i mbetur jashtë radarit të turistëve.

Ai ka udhëtuar nga Shkodra, përgjatë lumit Koman drejt Luginës së Valbonës. Nuk dihet pse reportazhi është botuar sot për shkak se ai flet për kulmin e sezonit verën e shkuar. Kudo tjetër në Europë ky udhëtim prej dy orësh (që guida jonë e përshkruan si një nga udhëtimet me të bukur në botë) do ishte i mbushur me turistë të tjerë, por nuk ndodh kështu në Shqipëri, të paktën jo tani, thuhet në shkrim.

Gazetari e përshkruan Shkodrën si një qytet që në mbrëmje kur njerëzit ulen në kafe të duket sikur je në Itali. Kjo ndodh derisa dëgjon zërin e myezinit nga një xhami ose kur fikson sytë në një godinë që duket sikur është transplantuar nga Moska e viteve 50, shkruan gazetari.

Rruga për në Alpet e Shqipërisë ka të tjera aventura. Ai thotë se nuk ia kishin idenë si të shkonin atje, nuk kishte asnjë zyrë informacioni, asnjë guidë. Thjesht rregulluan një marrëveshje me një taksist që fliste nja dy fjalë anglisht. Nëse gatishmëria për të të ndihmuar dhe mikpritja do ishin një burim i shitshim, Shqipëria do ishte një vend i pasur, shkruan autori.

Gazetari mbetet megjithatë i befasuar nga bukuria natyrore e Alpeve, por thekson se i mbeti pa parë një pjesë e madhe e Shqipërisë. Në fund të shkrimit, ai shprehet: Nëse jeni të gatshëm të hyni nëpër rrugë me gropa dhe të bëni marrëveshje private transporti, Shqipëria është një gjetje e rrallë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›