FOTO REPORTAZH nga protesta në Athinë- Papandreu: Do ofroj qeveri të re
(E PERDITESUAR) Protestat masive dhe situata aspak e mirë e krijuar në vend, kanë bërë që kryeministri i vendit, Papandreu të ofrojë dorëheqjen.
Ai është takuar me kreun e opozitës, Samaras, të cilit i ka kërkuar krijimin e një qeverie uniteti, në të cilën Papandreu ka thënë se nuk do të bëjë pjesë.
Ky lajm bëhet i ditur nga ana e agjencive greke të lajmeve.
Me pas, ne nje zhvillim te mevonshem, Papandreu beri te ditur se do formoje nje kabinet te ri qeveritar. Te enjten parlamenti do votebesoje qeverine e re. Papandreu tha se do vijoje me kete kurs.
…
Protestat masive në Greqi kanë vijuar edhe sot, ku protesuesit kanë hedhur gurë dhe tasa me kos drejt policisë gjatë një proteste në Athinë. Mijëra njerëz kanë dalë në sheshin Syntagma për të protestuar kundër masave të qeverisë për të dalë nga kriza.









