Fehmi Abdiu Shumica nuk mund te kufizoje te drejten e opozites
Se fundmi por jo vetem kemi degjuar te flitet shpesh per komisionet hetimore per ngritjen e tyre por sidomos per rolin qe duhet te kryejne ato ne njohjen dhe verifikimin ne thellesi te nje fenomeni ngjarjeje a veprimtarie me qellim arritjen e nje vendimi te paanshem pra jashte kornizave te ngjyrave politike.
E megjithate ajo qe vlen te theksohet eshte se keto komisione kerkojne medoemos objekt te vecante hetimi me qellim zbardhjen e fakteve edhe pse ne kete pike ka shume polemika pasi lind natyrshem pyetja qe nese do te ekzistonin fakte apo komplekse faktesh per cfare do te sherbenim komisionet
Te vene perballe kesaj dileme konstitucionalistet zhvilluan dje nje konference shkencore me teme Komisionet hetimore mjet i rendesishem per ushtrimin e kontrollit parlamentar.
Ngritja e komisioneve hetimore eshte e detyrueshme ne rastet kur ato kerkohen nga e te gjithe deputeteve te Kuvendit.
Keshtu pohon dr. Fehmi Abdiu drejtori ekzekutiv i Institutit te Studimeve Gjyqesore dhe Kushtetuese. E drejta e pakices per sa i perket kerkeses per ngritjen e komisionit hetimor mbetet nje e drejte e pakufizuar nga vullneti i shumices. Duke insistuar ne kete element thelbesor kushtetues Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se e drejta e pakices parlamentare per ngritjen e komisionit hetimor eshte nje kompetence kushtetuese dhe e detyrueshme per tu respektuar dhe nuk mund te cenohet nepermjet vendimit nga shumica tha Abdiu.
Ai shtoi se e drejta e pakices per te disponuar mbi objektin e hetimit si rregull e kufizon kompetencen e shumices per te ndryshuar kete objekt pa pelqimin e pakices me perjashtim te rasteve kur nga qellimi dhe objekti i hetimit konstatohen se preken parimet kushtetuese.
Nga te dhenat e grumbulluara ne vite gjate takimit u vu theksi edhe te numri i vendimeve mbi komisionet hetimore qe sipas konstitucionalisteve jane te pakta ndersa problematika e konstatuar gjate shqyrtimit te heshtjeve qe lidhen me veprimtarite e tyre ka qene shume e rendesishme.
Komisionet hetimore jane mjet efektiv kontrolli qe veprojne vetem brenda hapesires kontrolluese te Parlamentit te cilat ngrihen per ceshtje te vecanta te lidhura ne menyre funksionale me pushtetin legjislativ. Objekti dhe fusha e veprimit te komisioneve hetimore duhet te respektoje parimet kushtetuese dhe normat e gjithepranuara te se drejtes nderkombetare duke mos cenuar dhe duke mos penguar veprimtarine e organeve te pushteteve te tjera theksoi Abdiu.
Pjesemarres ne kete takim ishin edhe prof. dr. Luan Omari njekohesisht anetar bordi ne kete institut konstitucionalisti Njazi Jaho dhe Denar Biba pedagog i se drejtes kushtetuese te cilet diskutuan gjeresisht per standardet kushtetuese te veprimtarise se komisioneve dhe objektin e tyre te hetimit. Nder te tjera ne te u percollen edhe raste konkrete mbi pervojat e praktikes nderkombetare si shembuj alternative ne permiresimin e funksionit te komisioneve hetimore ne vendin tone.