Meta vendimi i Kolegjit i hap rruge transparences
Kreu i LSI-se Ilir Meta vendimin e Kolegjit Zgjedhor per te numeruar te gjitha votat e kontestuara e ka cilesuar si te drejte te logjikshem dhe parimor. Meta ka thene se me ane te ketij vendimi pavaresisht se nuk eshte i deshiruar prej tij i hap rrugen transparences duke sjelle nje standard te ri per zgjedhjet ne Shqiperi. Si cdo qytetar do te deshiroja qe ceshtja te kishte perfunduar qe dje pasi eshte e vertete qe ky proces ka zgjatur pertej te gjitha parashikimeve por jam i bindur qe per rrethanat ne te cilat u zhvilluan zgjedhjet dhe procesi i numerimit kemi nje diference shume te ngushte mes kandidateve transparenca e plote e maksimale e pandodhur me pare eshte e mirepritur dhe e domosdoshme jo vetem per te mbyllur kapitullin e kontestimeve te cilitdo por edhe per te vendosur kete rekord te ri te transparences tha Meta. Gjate fjales se tij Meta u shpreh se te gjithe ata te cilet kane paragjykuar vendimin e Kolegjit kane deshtuar pasi sipas tij Kolegji dha nje vendim per nje transparence maksimale. Nderkaq ne lidhje me mundesine e ndryshimeve ne qeveri Meta tha se jam i bindur se rezultati i 8 majit do te lexohet ne menyren e duhur per ta permiresuar akoma me tej qeverisjen e vendit dhe do te deshiroja qe te nxiste nje kapitull te ri te bashkepunimit mes qeverise qendrore dhe pushtetit vendor pa paragjykime ne menyre qe te gjithe te realizojne programet e tyre ne dobi te cdo komuniteti anembane Shqiperise.