FOTO/ U ekzekutua në sy të bashkëshortes, ky është biznesmeni Bujar Nasufi

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e biznesmenit të vrarë mbrëmjen e djeshme, Bujar Nasufi.
Atentati mafioz ndodhi rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”.
56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend.
Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë.
Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.
Fillimisht në rrugicën është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qënë mjeti i viktimës.
Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.