E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit, autori e priti shënjestrën pranë banesës, e qëlloi në sy të bashkëshortes

Konflikti brenda rrethit familjar është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin e Bujar Nasufit i cili u vra me armë zjarri teksa po hynte ne banesën e tij.

Për hetuesit motivi i vrasjes së 56-vjeçarit mund të jenë përplasjet me anëtarët e tjerë të fisit per pronat.

Në pamjet e kamerave te sigurise shihet autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij.

Sipas burimeve, autori i dyshuar është munduar që të kamuflohet si shpërndarës picash në mënyrë që mos të bjerë në sy.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se vrasësi ka qënë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës, çka tregon se ai i dinte lëvizjet e tij.

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë dy automjete, një i viktimës dhe tjetri i vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë.

Të dyja familjet jetojnë në të njëjtën godinë që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës.

Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

Në pyetje janë marrë familjarët e Nasufit të cilët kanë deklaruar se nuk e dinë se kush mund të jetë autori./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›