FOTOGALERI/ Protestuesit gurë ndaj policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shpërndahen me gaz lotësjellës

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Situata gjatë protestës së sotme ka përshkallëzuar në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Grupe protestuesish të maskuar kanë shkulur gurë nga bulevardi dhe i kanë hedhur ndaj efektivëve të Policisë.
Ndërsa forcat e Policisë janë kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Protestuesit kanë qëndruar përrreth tre orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kurse tani po lëvizin në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
1 nga 67/k.s/ /a.g/