E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë: 11 të lënduar gjatë protestës, mes tyre 3 të mitur

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi sot lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga protesta e sotme në Tiranë.

Sipas përditësimit mbi gjendjen shëndetësore, të publikuar në orën 18:45 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 11 persona, mes tyre 3 të mitur.

Nga të lënduarit, 6 janë protestues, përfshirë 3 të mitur, 3 janë efektivë policie dhe 2 janë kalimtarë.

MSHMS bën të ditur se në urgjencën e Spitalit të Traumës ndodhen ende 2 protestues, në gjendje të mirë shëndetësore dhe duke iu nënshtruar ekzaminimeve, si dhe një efektiv policie, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore.

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›