E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTOLAJM/ Kush do të jetë Papa i ri?12 kandidatët, mes tyre një me ngjyrë

VATIKAN - Pas largimit zyrtar dje nga Papati, Benedikti XVI la kështu postin e tij vakant deri në zgjedhjen e pasuesit të tij, që pritet të ndodhë brenda muajit Mars.

Ai u largua në një ceremoni madhështore mes mijëra besimtarësh katolikë, të cilëve iu la testamentin e tij shpirtëror dhe deklaroi se nuk do ta “braktisë kurrë Kryqin”. Ai u largua më pas për në manastirin e Klauzurës ku do të qëndrojë si një “papë në pension”.

Menjëherë pas kësaj sot janë publikuar 12 emra si kandidatë të mundshëm për papë. Teknikisht si papë mund të zgjidhet edhe një figure, që nuk është tek Kolegji i Kardinalëve, dhe i fundit që nuk ishte Kardinal i zgjedhur si Papë ishte Urban VI.

Sipas disa zërave mes tyre kandidat favorit është edhe kardinali me ngjyrë Peter Turkson nga Gana.

Angelo Bagnasco

Mosha: 70

Nga: Italy

Titulli: Kryepeshkop i Gjenovës

 Angelo Scola

Mosha: 71

Nga: Italia

Titulli: Arqipeshkvi i Milanos
 

 Gianfranco Ravasi

   Mosha: 70

      Nga:Itali

      Titulli: Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën



Christoph Schonborn

Mosha: 68

Nga : Austria

Titulli: Kryepeshkopi i Vjenës

 Joao Braz de Aviz

Mosha: 65

Nga: Brazili

Titulli: Prefekti i Kongregatës për Institutet e Jetës së shenjtëruar dhe e shoqërive të Jetës Apostolike

 Leonardo Sandri

Mosha: 69

Titulli: Argjentina

Titulli: Prefekti i Kongregatës për Kishat Orientale

  Luis Tagle

Mosha: 55

Nga : Filipinet

Titulli: Kryepeshkopi i Manila

 Marc Ouellet

Mosha: 68

Nga : Kanadaja

Titulli: Prefekti i Kongregatës për Peshkopë

 Odilo Pedro Scherer

Mosha: 63

Nga: Brazili

Titulli: Kryepeshkopi i Sao Paulo

      
   Peter Erdo

  Mosha: 60

 Nga: Hungaria
 
 Titulli: Kryepeshkopi i Esztergom-Budapest

   
  Peter Turkson
 
 Mosha: 64

 Nga: Gana

 Titulli: Presidenti i Këshillit Papnor për Drejtësi dhe Paqe

 
  Timothy Dolan

 Mosha: 63

 Nga: SHBA

 Titulli: Kryepeshkopi i New York-ut

Redaksia Online
(ad.ti.shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›