Shkup, shqiptarët protestojnësulmojnë policinë maqedonase

Të tjera rreth shkrimit Huliganët rrahën shqiptarët /FOTO Maqedonasit kundër Xhaferit /VIDEO
SHKUP - Në kryeqytetin maqedonas, kohët e fundit mbizotërojnë tensionet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Në orën 13:54 media maqedonase informon se policia po përdor edhe gaz lotsjellës dhe bomba tymuese për të shpërndarë protestuesi shqiptarë të cilët hedhin gurë dhe mjete të forta. Raportohet se protestuesit kanë djegur edhe flamurin maqedonas. Protestuesit kanë vazhduar të dhunojnë objektet bri rrugës, në mesin e të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”.
Policia po përdor edhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë protestuesit të cilët hedhin gurë dhe mjete të forta.Protesta ka degjeneruar në momentin kur një numër i vogël i personave që dyshohet të jenë infiltruar nga jashtë, kanë provokuar pjesëtarët e Policisë dhe i kanë sulmuar me mjete të forta.
- Prej gati 24 orësh në kryeqytetin maqedonas mbizotërojnë tensionet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Pas sulmeve brutale nga huliganë maqedonas të djeshëm nëpër rrugët e Shkupit kundër fëmijëve,grave, pleqve shqiptarët janë thirrur të protestojnë sot në mesditë me flamur kombëtar në dorë. Nga ana tjetër edhe shoqata maqedonase “Dinjiteti” që tubon veteranët maqedonas të konfliktit të vitit 2001 ka paralajmëruar sërish për sot protestë para Parlamentit të Maqedonisë, në shenjë proteste kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit, ish-komandantit të UÇK-së për ministër të Mbrojtjes të Maqedonisë.
Tensioni ka mbizotëruar edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe kur policia thotë se ka ndërmarrë një aksion të gjerë për arrestimin e personave të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjet e dhunshme. Aksioni policor është zhvilluar në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku dhe ndodhet selia dhe vendtubimi i tifozëve që protestuan dhunshëm përpara qeverisë dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Ora 13: 45 SHQIPTARET PROTESTOJNE DREJT KRYEMINISTRISE, NUMER I MADH POLICESH
Zhurnal.mk shkruan në mesditë se mijëra shqiptarë të revoltuar kanë dalë në protestë kundër dhunës barbare të ushtruar ndaj fëmijëve të tyre nga huliganët maqedonas.
Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale dhe grumbullimi nisi përpara QT Caircanjë dhe po vazhdon si marsh drejt institucioneve shtetërore dhe Qeverisë. Njëri nga nismëtarët e protestës, Hazret Jakupi, ka deklaruar për mediat se protesta nuk është e drejtuar kundër askujt, por shpreh dhimbjen dhe indinjatën për rrahjen e fëmijëve shqiptarë.
Zhurnal. mk informon dhe për incidente. Një pjesë e protestuesve ka tentuar të dilte nga kolona dhe të nisej drejt sheshit të Shkupit, me ç’rast është përleshur me forcat policore. Numri më i madh i protestuesve është nisur drejt Qeverisë, e cila po sigurohet nga një prani e shtuar e forcave speciale të sigurisë.
Situata e tensionuar ka nisur pasditen e djeshme menjëherë pas protestës së dhunshme para Qeverisë, kundër emërimit të ministrit të ri të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si komandant i UÇK-së. Protestuesit pas përballjes dhe përleshjes me policinë para Qeverisë dhe më pas shpërndarjes së tyre kanë nisur sulmin brutal ndaj qytetarëve shqiptarë në pjesën qendrore të Shkupit. Më pas sulmet kanë vijuar edhe në disa lagje tjera dhe se kryesisht caku i sulmeve kanë qenë gjithë ata qytetarë që janë identifikuar se janë të përkatësisë shqiptare.
Dhjetëra dëshmitarë kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar dhe shpëtimin e kokës së tyre nga brutaliteti i huliganëve të maskuar maqedonas, që ushtronin dhunë edhe para syve të policisë.
“Kanë rrahur fëmijë, gra shqiptare dhe pleqë në mënyrë barbare dhe të dhunshme. Kjo është e patolerueshme të rrihet një qytetar i lirë i këtij vendi. Ne si po na trajtojnë ata, a thua edhe ne t`ia kthejmë me të njejtën mënyrë. Apeloj që të ndërmerren masa, përndryshe do të mund të përshkallëzojë situata”, theksoi Blerim.M, një student shqiptarë në Shkup, që ka përjetuar tmerrin e huliganëve maqedonas, për agjencinë e lajmeve INA.
SERISH PROTESTA KUNDER XHAFERIT
Ora 11: 14 Shoqata maqedonase “Dinjiteti” që tubon veteranët maqedonas të konfliktit të vitit 2001 ka paralajmëruar edhe për sot protestë para Parlamentit të Maqedonisë, në shenjë proteste kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit, ish-komandantit të UÇK-së për ministër të Mbrojtjes të Maqedonisë. Kryetari i kësaj shoqate, Stojançe Angelov ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe se ai ka theksuar se nuk mban përgjegjësi për protestën e djeshme të dhunshme që ka shpërthyer para Qeverisë dhe është përcjellë me dhunë dhe huliganizëm ndaj shqiptarëve. Angelov ka theksuar se nuk ka qenë organizator i kësaj proteste dhe nuk mban përgjegjësi për të . “Dinjiteti” informoi se prej sot do të nis me grumbullimin e nënshkrimeve për nxitjen e një nisme për referendum për ndërrimin e ministrit Xhaferi
SHQIPTARET TE PROTESTOJME ME FLAMUR KOMBETAR
Ora 11: 00 Shqiptarët janë thirrur të protestojnë sot në mesditë kundër dhunës dhe provokimeve të huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve, pas brutalitetit të djeshëm nëpër rrugët e Shkupit kundër fëmijëve,grave, pleqve shqiptarë. Protesta mban mesazhin "Të protetojmë me flamuj kombëtar", ndërsa ajo është thirrur përmes rrjeteve sociale. Nuk dihet organizatori i saj, por thirrja është bërë në facebook.
“Provokimet që bëjnë sllavët kundër fëmijëve, grave, pleqve shqiptarë janë të rända! Këto provokime tejkalojnë çdo logjikë të shëndoshë njerëzore për të gëlltitur dhe të heshtet sikur nuk ka ndodhur asgjë! Partitë tona politike si ajo në pozitë si ato në opozitë më së paku kanë të drejtë të flasin për ngjarjet pa dhënë propozime konkrete rreth ngjarjeve monstuoze sllave! Sot, 02.03.2013 P R O T E S T O H E T kundër dhunës para Qeverisë, dilni masovikisht le të sheh Evropa se asnjë marrëveshje brenda sllave nuk ka peshë pa u rregulluar statusi juridiko kushtetues i shqiptarëve në atë vend”, thuhet në porosinë e shkruar dhe shpërndarë në forumet e ndryshme të internetit dhe rrjetin social “Facebook”, informon INA
RRIHEN FËMIJË E GRA SHQIPTARE
Pesë të rinj shqiptarë, në mesin e të cilëve dhe një 13-vjecar, janë dërguar në spital me lëndime të rënda trupore, si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët maqedonas të cilët ishin vetorganizuar përmes Facebook-ut në një protestë kundër ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, shkruan faqja online Zhurnal.
Gjithashtu në spital janë të shtruar edhe 5 policë të cilët ishin lënduar nga sulmet e maqedonasve, kurse qytetarë të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime të tjera pas intervenimeve mjekësore janë liruar për mjekim shtëpiak. “Zhurnal” shkruan se janë rrahur edhe 4 gra shqiptare dhe disa fëmijë që ishin me lëndime të lehta trupore.Gjatë dhunës të shkaktuar para qeverisë së Maqedonisë ishte djegur edhe flamuri kombëtar shqiptare. Ramazan Iseni, (Foto) 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që është rrahur brutalisht nga huliganët maqedonas pas protestës së djeshme në Shkup.
AKSION POLICOR PËR ARRESTIMIN E HULIGANËVE
Gjatë mbrëmjes policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë për arrestimin e personave të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjet e dhunshme. Aksioni policor është zhvilluar në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku dhe ndodhet selia dhe vendtubimi i tifozëve që protestuan dhunshëm përpara qeverisë dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit.
(Foto: Nje i ri shqiptar i rrahur nga huliganët maqedonas 1 mars 2013)
(Foto: Huligan maqedonas duke ndjekur disa te rinj shqiptare, 1 mars 2013)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)