E Martë, 3 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA, mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Vota jote është vetëm e jotja

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar të gjithë qytetarëve me një mesazh për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ditën e dielë (11 maj).

Përmes një postimi në Facebook, ambasada thekson se qytetarët duhet të votojnë pa frikë.

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, shkruan ambasada e SHBA në postimin e publikuar në rrjetet sociale.

Në vend mbahen të dielën e 11 majit zgjedhjet parlamentare. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›