E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTOLAJM/Berisha në mestë detit, pa kronometër

DHERMI- Do të jetë Kryeministër edhe për pak javë, por Berisha ka ruajtur edhe këtë vit traditën e tij të garës së notit si çdo muaj gusht. Kryeministri ende në detyrë ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” një album me 8 foto me temë "Punë dhe not".
 
Foto kryesore e albumit është ajo familjare, ku zoti Berisha pozon në det me bashkëshorten e tij, fëmijët Argitën e Shkëlzenin dhe nipërit e mbesat.
 
Ndryshe nga vitet e kaluara, kryeministri në ikje nuk ka publikuar gjë për rekordin e tij të notit.
 
Kujtojmë që gjatë një fundjave pushimi në Dhërmi në korrik të këtij viti, Berisha ka notuar për 150 minuta në ujërat e detit Jon, duke thyer rekordin e një viti më parë me 140 minuta. Duke notuar, kryeministri në ikje na shfaqet njëherë me kapele blu, e njëherë me kapele të bardhë.
 
Por sot Kryeministri Berisha përveç albumit të fotove, nuk ka publikuar gjë për rekordin e notit.

Redaksia Online
(a.k/e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›