Letta reagon për Berluskonin: Nëse bie qeveria, barra bie mbi FMN
ROME-Kreu i qeverise Italian Enriko Letta reagon për herë të parë për vendimin me burg ndaj ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Nga Azerbajxhani ku ndodhet për një vizitë për të diskutuar mbi projektin TAP, kryeministri italian deklaroi se nëse qeveria bie, atëhere barra do të bjere mbi FMN-në. Sipas tij, për të ndërmarrë reformat e kërkuara nga ky organizëm nevojitet nje qeveri dhe një parlament dhe kjo qeveri është shumë e përkushtuar për të zgjidhur problemet e qytetarëve.
Kryeministri Letta deklaroi ndër të tjera se nuk duhet të shpërqëndrohemi nga problemet e vërteta duke u kërkuar palëve më shumë përgjegjshmëri.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Gjykata e Lartë ka konfirmuar dënimin me 4 vjet burg për Silvio Berluskonin nen akuzen per shmangie te taksave nga kompania e tij mediatike ‘Mediaset’.
(d.b/BalkanWeb)