E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përleshje për kontrollin e treguttë drogës, vritet me thikë shqiptari

GROSSETO- Një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, pasi është qëlluar për vdekje me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Groseto, të Italisë. Sipas policilisë italiane, pas një përleshje për kontrollin e tregut të drogës, 28-vjeçari shqiptar Klevis Kuko është qëlluar disa herë me thikë, duke gjetur si pasojë vdekjen e menjëhershme.
 
Klevis Kuko, nga Tirana, jetonte në Itali prej prej katër vjetësh.

(Foto: Klevis Kuko)

(Foto nga vendi i ngjarjes)
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasin italian, Mirko Fiorini.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›