E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTOLAJM/Foto të veçanta tëseancës së djeshme të Kuvendit

Të tjera rreth shkrimit Foto nga seanca dje në Kuvend Tiranë - Dita e dytë e seancës parlamentare e zhvilluar ditën e djeshme, e cila zgjati rreth 2 orë zgjodhi Kryetarin e ri të Kuvendit, Ilir Metën.

Gjatë votimit për Metën si kryetari i Kuvendit, ranë në sy bisedat mes deputetëve,shtrëngimet e duarve mes të majtëve dhe të djathtëve.

Diku tregohet ish-kryeministri Berisha, i cili pret në rradhë pas Ministrit të ri të Brendshëm të zgjedhur në 23 qershor, Saimir Tahirit, gjatë votimit për kreun e Kuvendit.

Në një situatë tjetër, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shkëmbehet me kreun e ri të Kuvendit, Ilir Metën gjatë votimit.

Foto të tjera

Gjatë procesit, u panë të diskutonin ish-ministri Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-socialisti Gjovalin Kadeli dhe deputeti i LSI, Lefter Koka.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›