E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTOT/ Rikthimi i zeppelin-ëve

Dikur zeppelin-ët konsideroheshin si e ardhmja e transportit ajror. Por që pas aksidentit horror të Hindenburg-ut, ata u zhdukën nga qiejt për më shumë se 75 vite.

Tani një kompani avionësh shpreson që të rikthejë këto mjete fluturuese për të revolucionarizuar tregun e transportit të mallrave.

Aeroscraft po ndërton zeppelin-ë me një teknologji të lartë, që do mundësojnë kontroll më të mirë në fluturim, për të shmangur tragjedi si ajo që u përjetuan nga gjenerata e parë e tyre.

Kompania thotë se ato kërkojnë karburant sa një e treta e aeroplanëve që transportojnë mallrat.

Po ashtu zeppelin-ët mund të ulen pa pasur nevojë për një pistë. Janë mjete amfibë, që do të thotë se mund të ulen edhe në ujë, duke u bërë të përshtatshëm në këtë mënyrë për zona në luftë apo ku ka pasur katastrofa natyrore.

Mjeti fluturues është projektuar me një fond prej 3 milion dollarësh nga qeveria amerikane dhe shumë shpejt do i nënshtrohet testeve të para të fluturimit.

Aeroscraft mund të ngrihet dhe ulet në mënyrë vertikale, si një helikopter.

Kështu ata shpresojnë që të konkurrojnë avionët, pasi zeppelin-ët fluturojnë shumë avash, por mund të ngrihen dhe të ulen në destinacionet e duhura pa kërkuar pistat e aeroporteve./ep

1

2

3

4

5

6

7

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›