E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Nuk kam koment për rrjedhjen e votave të Berishës

(u51u)4 mars ruciKryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, shprehu indiferencën e tij për rrjedhjen e votave nga grupi parlamentar i PD-së në favor të Ilir Metës, dhe tha se ishte i kënaqur me qeverinë e re dhe grupin parlamentar. Zoti Ruçi i bëri këto komente ndërsa dilte nga Kuvendi për gazetaren e Agon Channel.

Zoti Ruçi, si e vlerësoni nisjen e punimeve te Kuvendit?

Normale, në zbatim të rregullave të parlamentit. Deri tani punimet janë në normat e zakonshme.

E ndjetë të vlerësuar figurën e zotit Meta me 91 vota, vota që kanë rrjedhur edhe nga opozita e re?

Skam komente. Kur votuesi voton, të tjerët heshtin.

Është një nisje e bukur?

Nuk flasim për bukurira, flasim për zbatim të normave demokratike, të Kushtetutës së vendit dhe rregullave të parlamentit.

Me një grup të ri, të ripërtërirë në pjesën më të madhe, çfarë do të ofroni?

Nuk mendoj se është ripërtërire ne pjesën me te madhe.

Qeveria 100% z. Ruçi…

Sigurisht që kur vjen maxhoranca e re, ka qeveri të re, është ripërtërirë.

Jeni i kënaqur ju me këtë?

Sigurisht që po, unë jam kryetari i tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›