FOTOT- Aksident në Fier, përmbyset një makinë, 3 persona të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Brenda makinës ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.”, njofton policia.
/rtsh.al/