E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTOT- Ambasada e SHBA-së në Tiranë takon deputetët e rinj të Kuvendit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi të mërkurën se ka zhvilluar takime me anëtarë të sapo zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë. Këto takime u zhvilluan me qëllim për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve që ata përfaqësojnë dhe për të diskutuar prioritetet e tyre përpara fillimit të mandatit të ri.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ambasada shprehu angazhimin e saj për të vazhduar partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.

“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapo zgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.” thuhet në deklaratë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha palët.

Këto takime shihen si një hap i rëndësishëm për të vendosur ura komunikimi dhe që diplomatët amerikanë të jenë të informuar mbi zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Politika

    Të gjitha ›