E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTOT- Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali, kaosi nëpër rrugë, metro, dyqane etj.

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali rrëzoi rrjetet e metrosë, sinjalet e trafikut dhe ATM-të. Shpërndarësi spanjoll i energjisë Red Eléctrica tha se rikthimi i energjisë elektrike në pjesë të mëdha të vendit mund të zgjasë 6-10 orë. Kompania nuk pranoi të spekulonte mbi shkaqet e ndërprerjes së energjisë të hënën.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike Portugeze tha se nuk kishte asnjë shenjë të një sulmi kibernetik. Ndërprerja goditi Spanjën dhe Portugalinë, duke përfshirë kryeqytetet e tyre. Më vonë të hënën, operatori i rrjetit elektrik të Spanjës tha se po rikuperonte energjinë në veri dhe jug të gadishullit, gjë që do të ndihmonte në rivendosjen progresive të furnizimit me energji elektrike në mbarë vendin.

RTSH.al sjell një kolazh fotografish, të cilat pasqyrojnë kaosin e krijuar në Spanjë dhe Portugali nga ndërprerje e energjisë.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›