E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTOT/ Afrojnë festat në Tiranë, vendoset Pema e Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket se ka nisur puna për vendosjen e pemës së festave të fundvitit në kryeqytet.

“Mirëmëngjes dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Veliaj krahas pamjeve.

Qyteti i Tiranës po zbukurohet nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›