E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOT/ Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, Pamje nga Shkatërrimet në Karakas dhe La Guaira

Venezuela është goditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme dhe të fuqishme brenda një harku kohor prej rreth një minute. Lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale dhe shembje të objekteve në kryeqytetin Karakas, duke u regjistruar si ndër më të fortat në historinë e fundit të vendit.

Dridhjet e rralla të njëpasnjëshme, me magnitudë 7.1 dhe 7.5, renditen ndër tërmetet më të forta që kanë goditur vendin në më shumë se një shekull.

Pasojat e lëkundjeve janë ndier edhe në qytete të tjera të vendit, ku raportohen banorë të lënduar si pasojë e dëmtimeve strukturore të godinave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›