E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTOT EKSKLUZIVE/ PS mbledh strukturat në Vlorë, merr pjesë kryetari Rama

Partia Socialiste ka mbledhur sot strukturat e saj politike në qytetin e Vlorës. Sikurse njofton e dërguara e RTSh Denada Shkodrani, në këtë mbledhje me karakter organizativ, merr pjesë edhe kryetari i PS, Edi Rama. Ende nuk është bërë publike agjenda e kësaj mbledhje, por mësohet se në qendër të saj janë zhvillimet më të fundit politike në qarkun e Vlorës, por edhe problematika e shfaqur mes strukturave politike të PS dhe ato të këshillit Bashkiak, me kryetarin aktual të Bashkisë, Dritan Leli. Mbledhja po zhvillohet në teatrin “Petro Marko”. Prej javësh teatri “Petro Marko”, është kthyer në një pikë debati mes kryebashkiakut Leli dhe këshillit bashkiak të Vlorës, pasi këta të fundit kërkojnë Lelit të organizojnë mbledhjet fizike aty, ndërsa Leli nuk e lejon këtë gjë me arsyetimin se “nuk mund të bëhet për shkak të rregullave të vendosura për pandeminë”. Në mbledhje marrin pjesë deputetët aktualë, ata të sapozgjedhur, të gjithë këshilltarët e bashkisë Vlorë, si dhe kryesia e PS dhe kryetarët e PS në njësitë administrative të bashkisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›