Kryeministri Rama nga Vlora: Jam i shqetësuar me punën e disa bashkive për turizmin

Pas mbledhjes së strukturave të PS në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, kryeministri Edi Rama foli shkurtimisht për mediat, ku theksoi se ka një problematikë me disa bashki për çështjen e turizmit.
“Formalisht jam deputet i Durrësit, edhe për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë me praninë si deputet. Por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë. Madje për të bërë edhe më shumë. Me Vlorën nuk me lidh e nuk më ndan mandati i deputetit. Së dyti, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë intensivisht punën këtu në Vlorë. Sa i përket administrimit të vogël, jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën, por edhe me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit”, tha Rama.