E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTOT/ Janë mbretër edhe pse e kanë humbur pushtetin 50 vjet më parë

Ata vazhdojnë të bëjnë një jetë luksoze, edhe pse e kanë humbur pushtetin 50 vite më parë.

Jeta e tyre është tipike e mbretërve të Afrikës.

Bëhet fjalë për monarkët e rajoneve të Nigerisë, portretet e të cilëve janë fiksuar nga George Osodi, që ka hapur një ekspozitë me titull Mbretërit e Nigerisë.

Osodi, një fotograf i njohur nigerian, ka arritur të ketë akses të rrallë brenda pallateve mbretërore.

Duke folur për Al Jazeera, ai thotë se qëllimi është që të tregohet se kjo kulturë nuk duhet të shërbejë për përçarje, por për bashkim.

Që nga viti 1963, në Nigeri nuk ekziston monarkia, por mbretërit e fiseve vazhdojnë të jenë shumë popullorë.

Ata mbeten sërish të fuqishëm dhe shërbejnë shpesh si ndërmjetësues mes qeverisë dhe fiseve./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›